Konkursi për specializantë, Zemaj: Nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se nga nesër do të hapet konkursi për specialistët e pa punë.

Zemaj ka theksuar se nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë, sipas tij për të gjithë do të ketë vend në spitalet e Kosovës, përcjell Ekonomia Online.

“Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar. Edhe në të ardhmen, nuk do të lejoj që asnjë mjek të jetë i papunë, të gjithë specialistët do të kenë vend në spitale. Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore ndërsa mjekët do ta fitojnë specializimin”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar specialistë,

Kjo është ditë e madhe për juve, ditë e gëzueshme për Ministrinë, për mua si ministër dhe është lajm i mirë për qytetarët dhe shtetin.

Sot, e konfirmoj për Juve këtu dhe për opinionin se specialistët po punësohen në sistemin publik shëndetësor.

Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, nga nesër do të hap konkursi për specialist të pa punë.

Kërkoj që të ndjekeni të gjitha procedurat e rekrutimit dhe konkursi të jetë i transparent.

Armatës së mjekëve, po i shtohet profesionalizmi, përkrahja e cilësisë së përkujdesjes.

Dua t’jua kujtoj se para disa ditëve, edhe 1500 kolegë tuaj më të rinj, iu bashkuan kuadrit specialistik.

Pra, nga sot, nuk ka më as mjek, as specialist në rrugë. Mjekët, 1.500 tashmë janë regjistruar në specializim dhe të gjithë mjekët specialistë janë të punësuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme