Zemaj: Pajisjet që shërbejnë për lëvizje për persona me aftësi të kufizuara do të sigurohen nga buxheti i shtetit

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është nënshkruar në  panon e zotimit të kauzës për gjithëpërfshirje, në Ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Zemaj ka thënë se ministria që ai drejton gjatë vitit 2020 ka hartuar Draft- Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e listës dhe llojet e pajisjeve ndihmëse falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim bazuar në Ligjin për statusin dhe të drejta e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Sipas tij, me këtë udhëzim për herë të parë, planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim do të sigurohen përmes buxhetit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Në Ditën ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, në kuadër të kampanjës “Shkolla hap dyert e botës”, bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kemi  nënshkruar në panon e zotimit të kauzës për gjithëpërfshirje. Kampanja ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt.

Sot, është ditë e promovimit të të drejtave, mirëqenies si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2020 ka hartuar Draft- Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e listës dhe llojet e pajisjeve ndihmëse falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim bazuar në Ligjin për statusin dhe të drejta e personave paraplegjik dhe tetraplegjik.

Me këtë Udhëzim Administrativ, për herë të parë, planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim do të sigurohen përmes buxhetit të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme