Zemaj paralajmëron masa të reja nëse situata rëndohet

Gjilan | 24 Nën 2020 | 14:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj pas përfundimit të vizitës në Spitalin e Përgjithshëm dhe në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRShP) në Gjilan, paralajmëroi masa të reja nëse situata rëndohet, raporton Ekonomia Online.

“Vlerësimi i rasteve bëhet në baza ditore, vlerësimin e kemi me orientim profesional, në bazë të atyre vlerësimeve do të shohim dhe vlerësimin te mëtutjeshëm”, tha Zemaj.

“Ka edhe aspekte tjera që duhet rishikuar, qoftë të jetesës edhe subjektet afariste, por nëse shohim që s’do mund të menaxhohet prioritet është shëndeti publik”, shtoi ai.

Poashtu, ministri Zemaj u zotua se shumë shpejtë QRShP do të furnizohet me pajisjen PCR.

“Në aspektin e trajtimit dhe të mundësive çfarë i ka qendra rajonale këtu dhe spitali rajonal, situata është e mirë. Epidemiologia tregoj realitetin dhe kërkesën tonë qe të jenë koshient që me ruajtur shëndetin në publik. Vizita është e koordinuese, shumë shpejt pajisjen PCR do ta kenë këtu”.

“Spitali Rajonal e ka një listë të kërkesave për pajisje dhe ne jemi duke ndjekur nevojën racionalizmit të përzgjedhjes që unë po bëjë me kujdes. Të gjitha të mirat që i kemi do t’i ndajmë në mënyrë racionale për të gjitha. Ka raste te infeksionit edhe brenda stafit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se janë duke punuar që situata të përmirësohet dhe se furnizimi me pajisjen PCR do e lehtësojë punën për stafin mjekësor.

“Ministrin Zemaj e njoftova në detaje për gjendjen që po përballemi me virusin Covid-19 në Gjilan, për hapat rreth parandalimit të përhapjes së virusit. Së bashku pamë nga afër punën e madhe që po bëhet në Spitalin e Përgjithshëm dhe Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik. Lajmi i mirë është që po përgatitemi ta pranojmë laboratorin për PCR dhe do të fillojmë t’i testojmë të gjitha rastet në QRSHP”, tha Haziri.

Ndërsa, mikrobiologja Ajhane Sefiu theksoi se është mirënjohëse për gjithçka që është bërë në qendrën rajonale të shëndetit publik me ndihmën e ministrisë që të pajisjen me PCR dhe të jenë në gjendje t’i punojnë mostrat e marra në QKMF.

Në anën tjetër, Drejtori klinik, Ukshin Ismajli shtoi se numri i pacientave është 123 të shtrua në spitalin e përgjithshëm dhe 77 të konfirmuar dhe 80 në oksigjenoterapi.

“Po mundohemi të bëjmë të pamundër me mbështetjen e ministrisë edhe të komunës. Nuk jemi keq tani”, tha Ismajli.

Burbuqe Shkodra, infektologe shtoi se me kryetarin e Komunës kanë një bashkëpunim të mirëfillt dhe jemi në komunikim për rastet që testohen pozitiv. Ajo theksoi se testimi shkon deri në 120 raste në ditë dhe se e shfrytëzojnë kapacitetin në maksimum.


Lexo më shumë:

Të ngjashme