Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore, përfshirë edhe gastronominë

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 12:55 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave  pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë, raporton Ekonomia Online.

Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në burgun e Lipjanit.

Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me covid është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar pozitiv me Coronavirus.

“Ne poashtu do ti furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera. Ai foli edhe sa i përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë”, tha Zemaj.

Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat.

Ndërsa drejtori i shërbimit korrektues Nehat Thaqi ka thënë se për ne është përkrahje edhe mundësi e jona që të prezantojmë të arriturat tona jo vetëm në pjesën e menaxhimit që ka dhënë rezultat.

“Prandaj sot nga afër ministri e pa se si është menaxhuar covidi. Dhe jo vetëm në burgun e Lipjanit po në përgjithësi kemi pasur raste minimale. Vlerësojmë që në Lipjan mundësitë janë të mira por në të ardhmen do të angazhohemi që të burgosurit të kenë sa më shumë aktivitete të tjera”.

Të ngjashme