Zemaj për Vitinë: Sot iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar dorëheqjen nga detyra e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia, duke e cilësuar si një nga ministrat më të dështuar të një qeverie populliste.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lëshimi i detyrës ka qenë synimi për një detyrë të re.

Postimi i plotë:

Sot, iku nga detyra ministri më i dështuar i qeverisë më populliste. Thënë ndryshe e lëshoi detyrën për të synuar një detyrë të re, duke lënë të nënkuptohet se ishte bërë ministër me qëllim që nesër të synon të bëhet kryetar komune.
Në të vërtetë, fillimisht ai duhej të shkarkohej apo të jepte dorëheqje të parevokueshme si rezultat i mungesës së menaxhimit të pandemisë, ku për pasojë i theu të gjitha rekordet e zeza në botë për vdekshmëri dhe numër të të infektuarve me COVID-19.
Pra, papërgjegjësinë e dëshmoi. Paaftësinë e vulosi. Rekordet e zeza që vet i arriti, po dhe vet i theu. Dështimit nuk mund t’i ikë.

Të ngjashme