Zemaj: Po mobilizojmë kapacitetet njerëzore për t’iu përgjigjur rrezikut të valës së re të infeksionit

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në kohën kur e gjithë bota është përfshirë nga valë e re e infektimit me covid-19, masat duhet respektohen edhe më shumë.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për takimin që ka pasur me ambasadoren e Francës në Kosovë, ka thënë se po mobilizojnë kapacitet  për t’iu përgjigjur  rrezikut të valës së re të infeksionit.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi takova ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, me të cilën biseduam për menaxhimin e pandemisë̈ Covid-19 si dhe me  prioritetet e programit tonë të shëndetësisë̈.

Tashmë kur e gjithë bota është e përfshirë nga një valë e re e infeksionit me Covid 19, masat kundër virusit presim të respektohen edhe me më shumë rigorozitet.

Ne po mobilizojmë kapacitetet njerëzore dhe infrastrukturën shëndetësore për t´iu përgjigjur rrezikut të valës së re të infeksionit.

Franca, është shtet mik i Kosovës, në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, ashtu është edhe tash, në kohë pandemie, me ndihmë e përkrahje pa rezervë.

Mirëpresim gatishmërinë̈ e ambasadores Butel  dhe shtetit të Francës për të ofruar ndihmë dhe donacione si dhe në menaxhimin e situatës epidemiologjike. Bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Faleminderit ambasadore, znj. Butel!

Të ngjashme