Zemaj propozon formimin e një spitali anti-Covid, thotë se nuk ka lirim të masave

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të  Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me Covid -19, ka thënë se është diskutuar për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve mjekësore për përballimin me situatën me COVID-19,raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se është propozuar që si masë e përgatitjes për valën e dytë është që të krijohet një spital me rreth 500 shtretër, e që do të vendoset në objektin e ri të Emergjencës.

Zemaj tha se vlerësimi sipas të dhënave të IShKPK-sëdhe ShSKUK-së, ka rënie të infektuarave me COVID-19 dhe atyre të vdekur.

“Si masa për valën e dytë jemi duke shqyrtuar rritjen e kapaciteve  mjekësore, vaksinat kundër gripit sezonal, rritja e numrit të testimeve”, tha Zemaj.

Ai bëri të ditur se nuk pritet lirim të masave në një të ardhme të afërt,por theksoj se kërkesat e bizneseve do të shqyrtohen.

“Lirimi apo shtrëngimi i masave, presioni për të liruar veprimtaritë e reja është në rritje, si banjat, teatrot etj. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ruajmë jetën e qytetarëve dhe në ditët në vazhdim do të dalim me një vendim për këto masa”, tha Zemaj.

Ndërsa drejtoi i ShSKUK -së, Valbon Krasniqi  foli për shoqatën e të verbërve dhe ka kërkuar që të bëhen terminë të caktuara dhe të thirren pacientet në këto komisione.

Të ngjashme