Zemaj: Puna e koordinuar po shpërblehet me ardhjen e donacioneve

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shërbimi Spitalor dhe Klinik  Universitar i Kosovës,  ka pranuar një donacion të oksigjeno koncentratorëve, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e pranimit të 238 këtyre aparaturave ka marr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,i cili tha se puna që po bëhet për një koordinim më të mirë me donator po shpërblehet me ardhjen e donatorëve nga gjithë bota.

“Sot po pranojmë donacionin e radhës i cili edhe për nga forma, sasia dhe cilësia na ndihmon në betejën tonë me pandeminë. Jemi duke përgatitur edhe format e reja të kërkesave tona që do t’i prezantojmë të premten para donatorëve”, tha Zemaj.

Ndërsa përfaqësuesit e OBSH-së, thanë se është lajm i mirë sot shpërndarja e këtij donacioni, ndërsa kanë bërë thirrje që të respektohen masat në parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHKSUK, Valton Krasniqi,  tha se ky kontingjent është shumë i çmuar i cili ka ardhur si rezultati i bashkëpunimi tonë me OBSH-në.

“Do të vazhdojmë të ofrojmë shërbime cilësore për të gjithë pacientet që kanë nevoje, ndërsa që i siguroj donatorët që këto ndihma do të shfrytëzohen vetëm për ata pacientë që kanë nevojë”, tha ai.

Të ngjashme