Zemaj: Rivlerësimi për hapjen e kufijve dhe ahengjet duhet bërë në analiza të bazuara mirë

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka kryesuar një takim të Komitetit për menaxhimin e pandemisë Covid-19 ku tha se kërkoi raportim nga të gjitha institucionet dhe me vazhdimin e zbatimit të aktiviteteve të Planit të Veprimit të Planit.

Ai tha se prioritet kryesor do ta kenë luftimin e pandemisë krahas objektivave të tjera.

“Në tri ditët e fundit është përkthyer në 105 raste të reja të COVID-19 në Kosovë dhe kjo kërkon nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse për zbatimin e masave të Qeverisë (Policia e Kosovës dhe inspektoratet qendrore dhe komunale) që të jenë sa më të pranishme me inspektime në veprimtaritë e lejuara”.

“Rivlerësimi dhe vendimi për hapjen e veprimtarive të tjera si aeroportet, kufijtë, ahengjet, banjat rehabilituese, panairet, pishinat, klubet e natës, etj., duhet të shoqërohet me analiza të bazuara në indikator matës ku kontributin kryesor duhet ta jape IKSHPK, ashtu që secili vendim i marrë, të jetë i qëndrueshëm dhe në përputhje me situatën epidemiologjike”.

Gjithashtu, Zemaj tha se Zyra e kryeministrit të Kosovës ofroi mbështetje të plotë Komitetit që të vazhdojë me aktivitetet e tij, derisa do ta fuqizojë atë edhe përmes trupave këshillëdhënëse, kurse përmes programit qeverisës është paraparë edhe përkrahja me resurse humane e monitorimit të zbatimit të manualit për veprimtaritë e liruara në kuadër të hapjes ekonomike dhe ato që do të hapen.

“Prioriteti ynë do jetë luftimi i pandemisë covid 19, dhe këtë do e bëjmë së bashku me ju të dashur qytetarë! Bashkë ia dalim”.

Të ngjashme