Zemaj: Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

“Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit tonë historik.

Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Image may contain: 1 person, standing, tree and outdoor

Të ngjashme