Zemaj takohet me ambasadorin austriak, flasin për situatën epidemiologjike

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Gjatë këtij takimi ata kanë këmbyer informatat nga të dyja shtetet sa i përket situatës epidemiologjike, me theks të posaçëm përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, njofton Klan Kosova.

“Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë”.

“Mirëpresim bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të ambasadorit, z. Weidinger”

“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme