Zemaj thirrje për respektim të masave: S’duhet të na dështojë asnjë hallkë e mbikëqyrjes

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 15:18 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë, t’i respektojnë masat që janë në fuqi, raporton Ekonomia Online.

Ai në një konferencë për medie pas takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave covid-19, tha se ka koordinim të institucioneve në mbikëqyrje të masave

Zemaj, tha se bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë, s’kanë nevoje të kenë testin PCR.

“Përtej pandemisë, edhe sot ne ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve për ruajtje të shëndetit dhe të mos e ngarkojmë sistemin shëndetësor sepse edhe në këto kushte është i ngarkuar”, ka thënë ai.

“Qytetarët që vijnë nga jashtë në Kosovë që kanë vendbanim në Kosovë s’kanë nevojë për test PCR. Grumbullimi mund të na nxjerr problem”, tha Zemaj.

I pyetur se sa të holla janë të planifikuara për furnizim me vaksinën anti-covid,  Zemaj ka thënë se buxheti është i siguruar dhe nuk e kemi këtë problem.

Kurse sa i përket ndalesës së fluturimeve, Zemaj ka thënë se  kanë angazhuar kapacitet e ministrisë dhe do të ndërmarrin veprime ligjore që mund të bëjnë ndalesa edhe për shtetet veç e veç.

“Kemi qenë një hap para për veprime kufizuese për sa i përket vendeve tjera” është shprehur ai.

Të ngjashme