Zemaj thotë se qytetarët mund të lëvizin nëpër qytet

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur në lidhur me masat e vëna për parandalimin e transmetimit të koronavirusit për këtë vikend.

Zemaj, nëpërmjet një bisede telefonike, në ‘Kanal 10’ ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë për vetëdijesim

”Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.

Tutje, ai ka sqaruar se përgjatë ditës së nesërme e masnesërme do të saktojnë më tutje maskat, duke shenjëzuar se nuk ka pasur koordinim me pikat kufitare lidhur me masat e ndërmarra.

“Në rast se kapet ndonjë veturë me targa 01 në ndonjë pikë kufitare, do duhej që të kthehej pas”, ka thënë Zemaj, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur koordinim.

Të ngjashme