Zemaj viziton në spital infermierin e therur: Sulmi sa është i dënueshëm aq i papranueshëm

Prishtinë | 27 Sht 2020 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte ka vizituar infermierin e therur më thikë të Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Zemaj gjatë kësaj vizite ka thënë se sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm.

“Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit”.

“Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribojnë suksesit të shëndetësisë!”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme