Zemaj viziton Spitalin e Vushtrrisë: Mbështetja nga MSh-ja s’do të mungojë

Vushtrri | 12 Nën 2020 | 13:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vizatuar Spitalin e Vushtrrisë,  “Sheikh Zayzed” ku tha se ka parë nga afër gjendjen në këtë spital dhe mundësitë për menaxhimin e pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka përgëzuar stafin e spitalit për punën, duke thënë se kanë ndihmuar ata dhe tash shpresojnë që të jenë më të përgatitur në menaxhimin e situatës.

Zemaj ka thënë se mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së nuk do të mungojë.

“Përgëzojë për punën stafin e spitalit.Ne kemi bërë në të kaluarën disa furnizime të ndryshme të cilat mendojmë se duhet të shfrytëzohen tash në trajtimin e rasteve Covid-19 dhe rasteve tjera . Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë  dhe Shërbimit Spitalor të Kosovës, s’do të mungojë”, tha Zemaj

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se spitali është i pajisur me të gjitha materialet e nevojshme për tu ofruar shërbime pacientëve, dhe kjo thotë se është falë ndihmës që u ka ofruar MSH-ja.

Të ngjashme