Zemaj viziton teqenë në Lukinaj të Hasit dhe Demjan

Prishtinë | 02 Sht 2020 | 20:00 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar sot teqenë e Shejh Rexhës në Lukinaj të Hasit dhe teqenë e Shejh Bajramit në Demjan, ku me udhëheqësit e këtyre dy institucioneve fetare ka biseduar rreth pandemisë dhe përmbajtjes së rregullave anti-COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se përveq situatës me COVID-19, kanë biseduar edhe për çështjet të cilat i shqetësojnë qytetarët e kësaj zone.

“Qëllimi ynë i përbashkët është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit. Solidariteti ndër-njerëzor, në veçanti në kohët e infeksioneve si ky me COVID-19, duhet të rritet, duke ruajtur njëri-tjetrin nga virusi i rrezikshëm. E falënderova Shejhun e Teqesë në Lukinaj dhe Shejhun e Teqesë në Demjan për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, ku përveç pandemisë, biseduam edhe çështje që i preokupojnë qytetarët e Hasit dhe Kosovës. Mbani maska gjatë lutjeve në objektet fetare! Mbaje higjienën! Ruaje distancën!”, shkruan Zemaj.

Të ngjashme