“Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” reagon pas fjalimit të Musliut në seancën konstituive

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Organizata e njohur si “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” ka reaguar pas deklaratave të deputetes Ganimete Musliut në seancën konstituive.

Musliu në fjalimin e saj e kishte përmendur familjen e Albin Kurtit, duke thënë se Kurti është kryeministri i parë, fëmijët e të cilit nuk flasin shqip.

Ajo ka ftuar për maturi dhe përfaqësim të denjë të votuesve në ulëset e Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë edhe postimi i plotë në rrjetin social “Facebook”.

REAGIM!

Me rastin e fjalimit të znj. Ganimete Musliu, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, video e cila tashmë është bërë virale në të gjitha rrjetet sociale, “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” shfrytëzon këtë mundësi dhe fton deputetët e Kuvendit të Kosovës të përmbahen nga gjuha e urrejtjes e veqanërisht ajo denigruese dhe raciste.
Pranimi i gabimit dhe kërkim faljes është minimumi që pritet të bëhet në raste të tilla duke mos përjashtuar edhe kërkimin e përgjegjësisë dhe llogaridhënjës.
Përderisa vota jonë ka vlerë dhe mund të bëjë diferencën, ne presim që personat e përzgjedhur në Kuvendin e ri të Kosoves të na përfaqësojnë denjësisht. Ata do të duhej të punojnë për interesat e pëgjithshme të qytetarëve, për një jetë dhe mirëqenie më të mirë, sociale, ekonomike e familjare, e mbi të gjitha për një vend ku mund të gëzojmë të drejta të barabarta pa dallim, gjuhe, race, feje, etnie, etj.
Kosova është shtet multietnik që do të duhej të angazhohej të krijojë një mozaik të përbërë me shumë ura lidhëse mes gjuhës, kulturës dhe historisë, duke përfshirë edhe komunitetet që jetojnë në vend.

“Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme