“Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave”, Zeriqi: Gjatë pakove emergjente ka pasur shkelje për disa grupe

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 15:07 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim (SIT), ka organizuar diskutim me temën “Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave”. Këtu u tha se pandemia ka prekur më së shumti gratë dhe fëmijët, pasi kanë hezituar t’i marrin shërbimet e ofruara nga institucionet e ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Doktoresha, Drita Demiri tha se pandemia ka prekur shëndetin riprodhues si dhe atë seksual.

Ajo ka treguar që të rinjtë gjatë pndemisë më së shumti janë ballfaquar me ankthin dhe depresionin.

“Sa u përket gjendjes aktuale të pandemisë me shëndetin seksual e riprodhues menojë që nuk mund të ndahen aq saktë nga gjendja e përgjithshme por pandemia ka prek krejt jetën edhe grupet e cenueshme por njëkohësisht ka prekur edhe shëndetin riprodhues dhe seksual. Ende nuk i individualizojmë rastet dhe nuk e dimë ku përfundon dhe në këtë rast pndemia më së shumti i ka prekur gratë dhe fëmijët sepse shumica prej tyre kanë hezituar m’i marr shërbimet dhe efektet do t’i shohim më tutje. Të rinjtë gjatë pandemisë më së shumti kanë adresuar probleme të ankthit të depresionit se çfarë do të ndodhë me ta”, tha Demiri.

Ndërsa, përfaqësuesja nga Instituti i Avokatit të Popullit, Hasime Terziqi, tha se gjatë pakove fiskale emergjente ka pasur shkelje për disa grupe.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është i vetmi që e ka mjekun në kuadër të institucionit. Pandemia që po paraqet një sfidë paraqet një rrezikshmëri për shëndetin e qytetarëve dhe jemi munduar me ba një balanc për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut. Avokati i Popullit ka theksuar se pandemia bie në fushën e përkufizimeve të shëndetit dhe jetës se qytetarëve. Aplikimi për përfitim nga disa masa ka qenë procedurë e komplikuar si dhe ka pasur vonesa të pagesave fiskale”, tha Terziqi.

Të ngjashme