Zëvendësministri i Drejtësisë i quan prokurorët kriminel

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu me anë të një postimi ka thënë se po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale.

Sipas Sallahut, është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë, shkruan Reporteri.net.

“Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale”, tha ndër të tjera në postimin e tij Sallahu.

Postimi i plotë i Blerim Sallahut:

Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale.

Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë.Përveç mekanizmit të vetingut, janë shumë të rëndësishme edhe ndryshimet ligjore që eliminojnë piramidat kriminale. Siç kemi thënë shteti i së drejtës nuk ka alternativë, prandaj edhe shumë shpejt pritet që këto ndryshime t’i procedohen Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme