Zëvendësministri i Drejtësisë sot vizitoi Qendrën Korrektuese në Prizren

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, zëvendësministri Sallahu vizitoi Qendrën Korrektuese në Prizren ku u prit në takim nga drejtori i kësaj Qendre, Hamit Ademaj.

Zëvendësministri Sallahu u njoftua nga afër me nevojat e stafit dhe të burgosurve të kësaj Qendre.

Në këtë takim Sallahu shprehu përkushtimin e Ministrisë dhe njoftoi drejtorin Ademaj se do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të punës për stafin korrektues në mënyrë që të rritet efikasiteti, efektiviteti, siguria si dhe përgjegjësia në punë.

Po ashtu, zëvendësministri e njoftoi stafin se Ministria e Drejtësisë së shpejti do ta procedojë për miratim në Qeveri pakon ligjore lidhur me Shërbimin Korrektues, pako kjo që do të sigurojë statusin e ri të stafit korrektues si dhe do të parasheh masa që lehtësojnë risocializimin dhe ri-integrimin më të shpejtë të të burgosurve në shoqëri.

Të ngjashme