Zëvendësministri i MPB-së dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, vizitojnë pikën kufitare në Han të Elezit

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, Yildiray Bayram, vizitoi pikën e kalimit kufitar në Han e Elezit. Atje u takua me delegacionin maqedon, i cili kryesohej nga Koordinatori Nacional për Menaxhimin të Kufijve, të Maqedonisë së Veriut, Vladimir Pivovarov.
 
Gjatë këtij takimi palët u njoftuan nga afër me funksionimin e qarkullimit ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Me këtë rast, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe u dakorduan për të koordinuar veprimet sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit, për të këmbyer praktikat e mira  të dy vendeve në  luftimin  e krimit.
 
Palët  vlerësuan edhe zbatimin e  memorandumit  të bashkëpunimit, në mes të dy qendrave kombëtare për Menaxhim të Integruar të Kufirit të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Maqedonisë Veriore, i cili  është nënshkruar në vitin 2018. Të pranishmit në këtë takim, u pajtuan që të shtohet bashkëpunimi në mes të dy qendrave, në  mënyrë që të rritet efikasiteti i kontrollit kufitar në të dy vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme