Zëvendësministri i Punëve të Brendshme takohet me një delegacion nga Franca, flasin për menaxhimin e emergjencave

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra i shoqëruar nga shefja e kabinetit të MPB-së, Jeta Tela, pritën në takim një delegacion nga Mbrojtja Civile franceze (Securite Civile) e cila është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Francës.

Delegacioni francez ishte i përbërë nga Kolonel Delannoy, Kolonel Vial, si dhe atasheu policor në Ambasadën e Francës në Kosovë, majori Payet.

Qëllimi i këtij takimi ishte vizioni i MPB-së për AME-në, praktikat më të mira dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret dhe strategjik në mes dy ministrive në fushën e menaxhimit të emergjencave.

Gjatë vizitës së realizuar në Francë në qershor të këtij viti, ministri Xhelal Sveçla dhe Darmanin u dakorduan për një plan pune, pjesë e së cilit është edhe ky aktivitet e që nënkupton reformimin e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Delegacioni francez do të qëndroj gjatë gjithë kësaj jave në Kosovë dhe pas takimeve të shumta do të japë një vlerësim të gjendjes dhe disa propozime konkrete për bashkëpunimin e të dyja vendeve në këtë fushë.

Të ngjashme