Zëvendësshefi i OSBE-së bën thirrje për fuqizimin e pozitës së të rinjve në shoqëri

Prishtinë | 07 Dhj 2019 | 13:21 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së ka prezantuar rezultatet e projekteve të vitit 2019 për të rinj. Të rinjtë në këtë konferencë folën për dhunën në baza gjinore dhe mënyrat se si duhet të parandalohet kjo dukuri, raporton Ekonomia Online.

Kiliam Wahl, zëvendësshef i OSBE-së, ka këkruar fuqizimin e pozitës së të rinjve, ngase sipas tij, shumë prej tyre mendojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet.

“Ndikimi i të rinjve është duke u rritur. Të rinjtë shtyjnë në ndryshimin për të mirë. Ndryshimi vjen nga të rinjtë, qoftë ekonomia, paqja dhe siguria. Shumë të rinjtë besojnë se zëri i tyre s’po dëgjohet. Të rinjtë duhet të fuqizohen”, tha ai.

“T’i inkurajojmë për qasje në karriere, në arsim, ne jemi këtu të iu ndihmojmë”.  

Mirëpo ai ceki një çështje me të cilën po përballen gjeneratat e reja e që është dhuna në baza gjinore.

“Një çështje me gjeneratat në vijim është dhuna në baza gjinore. Anketa tregon se mbi 50 për qind e grave kanë pranuar dhunë që nga mosha 15 vjeçare. Duhet të ketë barazi të plotë ndërmjet grave dhe burrave”, tha ai.

Se çfarë mund të bëhet për të parandaluar dhunën ndaj grave, foli Zelushe Kelmendi, drejtoreshë e Qendrës Rinore në Obiliq.

“Kemi punuar mjaftë, po nëse ndalemi dhuna nuk do të ndalet. Kemi pasur një rast të dhunës në familje, ku viktima ishte e familjare e afërt e tij”.

Ajo paraqiti një rast të dhunës në familje. Sipas saj, viktima nuk dëshironte ta raportonte rastin e dhunës pasi bëhej fjalë për babë e vajzë.

“Për shkak të paragjykimeve fetare, ajo është mbuluar dhe ai i ka thënë të mos dalë jashtë për dy muaj, organet e sigurisë po merren me rastin”, tregoi ajo.

Isidora Smigiq, nga Beogradi, tha se në Kosovë është si përfaqësuese e aktivizimit rinor. Ajo më tej shtoi se Ballkani mbetet rajonin me numrin më të madh të rasteve të dhunës në familje.

“Dhuna në bazë gjinore nuk njeh kufi. Jetojmë në rajonin me raste më të mëdha të dhunës në bazë gjinore. Kemi kuptuar se dhuna në bazë gjinore është temë për të gjithë ne”.

“95 për qind e viktimave në bazë gjinore janë gratë dhe nuk besoj se ndryshojmë shumë me Kosovën”, tha ajo.

Jona Jahja, nga zyra për Planifikim Strategjik në Zyrë e kryeministrit, tha se në institucionet publike mbetet i ultë punësimi i grave, raporton EO.

“Në institucionet publike përfaqësimi i grave është shumë i ultë, e shoh gjatë punës sime. Ka shumë vajza gra që mund të kenë kapacitet, por janë të diskriminuara për shkak të gjinisë”.

“Dhuna në bazë të gjinisë do të parandalohej nëse punojmë bashkë. Është një luftë që kërkon shumë përpjekje nga shoqëria”.

Të ngjashme