Zgjatet projekti mes MSh-së dhe Luksemburgut, synohet mbështetje në cilësinë e shërbimeve

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjes e saj të mbajtur sot ka miratuar zbatimin e projektit “Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë- Faza II – KSV / 017”, i cili derivon nga Marrëveshja Bilaterale për Bashkëpunim e Zhvillim, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Dukatës së Madhe të Luksemburgut, të nënshkruar në vitin 2016.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qëllim i përgjithshëm i projektit është që të kontribuoj në përmirësimin e shëndetit të popullatës së Kosovës ndërsa objektiva specifike synon mbështetjen e zbatimit të Strategjisë së Sektorit të Shëndetësisë.

Fjalimi i plotë i Zemaj:

Qeveria e Luksemburgut për gati dy dekada është një ndër partnerët kryesorë në sektorin e shëndetësisë në Kosovës. Bazuar në Marrëveshjen Bilaterale për Bashkëpunim e Zhvillim, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Dukatës së Madhe të Luksemburgut të nënshkruar në vitin 2016, Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra Zhvillimore e Qeverisë së Luksemburgut – LuxDev janë në zbatim të projektit “Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë- Faza II – KSV / 017”.

Projekti gjithashtu mbështet ngritjen e kapaciteteve institucionale, organizative dhe individuale në Ministrisë e Shëndetësisë përmes ofrimit të asistencës teknike, ofrimit të trajnimeve të ndryshme për planifikim, udhëheqje dhe menaxhim, si dhe në krijimin e mekanizmave për monitorim dhe vlerësim të performancës së sektorit shëndetësor.

Përveç MSh-së, projekti ofron mbështetje për spitalet e përgjithshme të Prizrenit dhe Gjilanit në ngritjen e cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore duke ndihmuar spitalet në implementimet e planeve të tyre strategjike, me theks të veçantë në implementimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë sipas ISO 9001:2015 standardeve për shëndetësi, blerja e pajisjeve moderne bazuar në nevojat e identifikura nga spitalet, trajnimi në vend si dhe trajnime në shtetet e BE-së sic janë Sllovenia, Kroacia dhe Luksemburgu.

Tutje programi mbështet procesin e Akreditimit Ndërkombëtar të Programit Specislistik të Mjekësisë Familjare .Ky program është i akredituar në nivel ndërkombëtar nga Kolegji Mbretëror i Mjekëve të Përgjithshëm të Mbretërisë së Bashkuar, dhe është i pari dhe i vetmi program specialistik i akredituar ndërkombtarisht në Kosovë dhe regjion.

Projekti KSV/017 do të vazhdon mbështetjen e operacionalizimit të plotë të pesë Odave të Profesionistëve Shëndetësorë duke ofruar asistencë financiare për ndërtimin e objektit të përbashkët të 5 Odave të Profesionistëve Shëndetësore, si dhe ofrimin e asistencës teknike që synon t’u sigurojë Odave një platformë të përbashkët dhe mekanizmat për një funksionim autonom sipas roleve dhe përgjegjësive të tyre përkatëse të përcaktuara me ligjin e Odave të Profesionistëve Shëndetësore .

Zgjatja e projektit deri në fund të vitit 2022, do të përqendrohet në vazhdimin dhe konsolidimin e aktiviteteve të zhvillimit të kapaciteteve institucionale në sektor.

Vazhdimi i projektit synon forcimin e sistemit shëndetësor duke u përqendruar në përmirësimin e cilësisë dhe qasjes në kujdesin shëndetësor dhe rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Projektet shëndetësore që janë duke u zbatuar nga agjencitë e tjera zhvillimore janë marrë parasysh për të shmangur ndërveprimin dhe për të harmonizuar aktivitetet midis projekteve.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj Qeverinë e Kosovës si dhe Qeverinë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të shëndetësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme