Zgjedhen anëtarët e KPK-së nga radhët e shtatë prokurorive themelore

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në distancë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi i tij, Bahri Hyseni, ka mbajtur takimin e 188-të me radhë.

Ky takim ka filluar me njoftimin e Kryesuesit Hyseni se dy nga tre anëtarët e KPK-së, Arben Ismajli dhe Zejnullah Gashi, që kishin ofruar dorëheqje, i kanë revokuar ato, transmeton Klan Kosova.

Gjatë këtij takimi, KPK-ja ka miratuar Raportin e Komisionit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga radhët e 7 prokurorive themelore.

Ndërsa, pas miratimit të raportit, është marrë vendim për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, KPK-ja ka marrë vendim për avancimin e katër prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Kosovës, avancim ky, që ka për qëllim fuqizimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj.

Në fund të këtij takimi, KPK-ja ka miratuar Raportin e vlerësimit të performancës së 12 prokurorëve në trajnim fillestar në Akademinë e Drejtësisë, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme