Zgjedhet Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Me pikët maksimale nga intervistimi, Fatos Krasniqi, është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i KRU Prishtina, raporton Gazeta Blic.

Nga 40 pikët maksimale, 38.17, i ka marrë Krasniqi, duke u vlerësuar me më së shumti pikë nga intervistuesit tjerë.

Ky vendim është marrë nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Në vendimin e siguruar ekskluzivhsht nga Gazeta Blic, thuhet se të gjithë kandidatët e paknaqur me këtë vendim, kanë afat për ankesë prej tetë ditësh, në instancat e KRU “Prishtina”.

Të ngjashme