Zgjedhet videoja më e mirë e kampanjës #Velfie për cilësinë e arsimit

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 14:22 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së (EUICC) kanë zgjedhur fituesin e kampjanës #Velfie.

Dimitris Machoidise nga Zyra e Bashkimit Evropian tha se ishte një garë e mirë dhe se duhet të përsëritet në të ardhmen, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit që keni ndarë me ne idetë e juaja për ta ngritur kualitetin e edukimit”.

Fituesi i videos më të mirë, Edi Asllani, tha se është falënderues për çmimin.

“Dua të falënderoj profesorët dhe të gjithë që ma keni dhënë këtë mundësi. Nuk e kam menduar që do të fitoj sepse ka pasur video shumë të mira”.

Flamur Salihu, ekspert për media dhe fushata në kuadër të Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së, tregoi se në këtë garë kanë marrë pjesë 11 video.

“Gjithsej kanë qenë 11 video. Janë zgjedhur më të mirat. Ka pasur kandidatë që janë tërhequr e të tillë që nuk kanë përmbushur kushtet. Në mesin e tri finalistëve ka qenë Rita Zabërgja. Porosia e saj është që ju bënë ftesë shoqërisë që të jenë pjesë e sistemit të edukimit. Videoja tjetër ishte e nxënësit Vida Vuçetiq, ndërkaq e fundit ishte nga nxënësi Edi Asllani”.

Ismet Azizi, profesor në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan, tha se nga nxënësit kanë dalë porosi që duhet të merren parasysh, raporton EO.

“Ky është një rast i mirë sepse nga ju kanë dalë porosi që duhet t’i marrim ne të rritur. Gjitha këto porosi e vërejtje besoj që do të arrijnë në veshin e atyre që janë përgjegjes. Teknologjia informative na ka ofruar me vendet tejoqeanike”.

Pjesë e kësaj kampanje ishin nxënës nga e gjithë Kosova. Ata duhej të përgatisin një video-mesazh 15 sekondash për person rreth asaj se si e shohin cilësinë në arsim ku më pas e kishin publikuar atë në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram” me mbishkrimin #Velfie.

Videoja më e mirë ka fituar 500 euro. Gara ishte e hapur nga 29 maji deri më 11 qershor në orën 17:00.

Të ngjashme