Zgjedhja e rektorit të Universitetit të Prizrenit, shtyhet për të mërkurën

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Universiteti  “Ukshin Hoti” në Prizren nuk ka zgjedhur  rektorin e ri.

Votimi është shtyrë për të mërkurën, shkruan “PrizrenPress”.

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit,  sot ka  intervistuar vetëm kandidatët për rektor të këtij universiteti.

Në garë për rektor të UPZ-së, janë kandidatët: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit.

Të ngjashme