Zgjedhjet në -11 gradë, nesër edhe reshje bore në Kosovë

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për të dielën mot të ftohë dhe me reshje bore në vendin tonë.

Sipas IHK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thonë nga IHMK.

Me këtë rast, IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta.

Të ngjashme