Zgjedhjet në Podujevë (nuk) e determinojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme nacionale

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 19:41 | Nga Ekonomia Online

Zgjedhjet për Kryetar Komune që pritet të mbahen në Podujevë të dielën, nga shoqëria civile po shihen edhe si garë për nivelin qëndror. Sipas tyre ato madje mund të determinojnë edhe në zgjedhjet e mundshme nacionale.

Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim po i sheh si të rëndësishme zgjedhjet për Kryetar Komune në Podujevë. Sipas tij, ato mund të ndikojnë edhe në përcaktimin e fituesit në rast të zgjedhjeve për nivel qëndror.

“Një ndryshim i mundshëm për zgjedhjet e tanishme për kryetar të Podujevës mund të determinojnë edhe te zgjedhjet e ardhshme nacionale. Një rritje e mundshme e Vetëvendosjes në Podujevë do të jetë paralajmërim për LDK-në se po humb vota”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Allen Meta.

Sadri Rrmoku nga Instituti KLGI shprehet se gara lokale mes partive po shihet edhe si garë në qendër, përcjell Telegrafi.

“Pos si një garë lokale në Podujevë, kjo garë po shihet edhe si garë nacionale mes akterëve të partive politike në qendër. Megjithatë nuk mund të themi se zgjedhjet në Podujevë e determinojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme nacionale, sepse për dallim nga zgjedhjet nacionale në zgjedhje lokale qytetarët mund të zgjedhin edhe në mes të kandidatëve. Në zgjedhje lokale kandidatët shpesh kanë ditur ta bëjnë diferencën me subjektet politike”, deklaroi Sadri Rrmoku.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut do të mbahen të dielën me 29 nëntor. /RTV Dukagjini

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme