“Zgjedhjet në veri po organizohen në një atmosferë frike e pasigurie”

Prishtinë | 13 Maj 2019 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Këtë të diel në veri të Kosovës do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave.

Gjatë pesë ditëve, kandidatët do të kenë të drejtën të mbajnë tubime në kuadër të fushatës zgjedhore e cila nis sot.

Zoran Todiq, kandidat për Listën Serbe për kryetar të komunës së Leposaviqit, tha për RTS se zgjedhjet po organizohen në një atmosferë frike dhe pasigurie.

Zgjedhjet në katër komuna në Kosovë do të mbahen për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve serb të këtyre komunave pas vendosjes së taksës ndaj produkteve me origjinë nga por Todiq thekson se jo vetëm taksa ishte bazë për dorëheqje.

“Megjithatë, ne atëherë me këtë veprim deshëm që të kontribuojë që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve në Prishtinë të arsyetojnë dhe në atë mënyrë të bëjmë presion që taksa të hiqet” , tha ai.

Kandidati për ta marrë udhëheqjen e Leposaviqit theksoi se pas taksës erdhi miratimi i ligjit për Ushtrinë, Trepçën dhe paralajmërimin i rezolutës ssë re për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai njëherit i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë të drejtë të votojnë po aq sa të dielën në votime.

“Në këtë mënyrë, ne tregojmë se jemi aq kompleks, sa jemi unik, që ne, kryetarët e komunave, ishim me popullin tonë në atë kohë duke luftuar për të drejtat dhe interesat e popullit serb”, shtoi Todiq.

Fushata parazgjedhore atje ka nisur në mesnatë dhe do të zgjasë deri në 17 maj, dy ditë para zgjedhjeve.

Në këtë garë për të parët e komunave veriore pos Listës Serbe, janë futur edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidatët e Listës Serbe janë Sërxhan Vuloviq në Zubin Potok, Vuçin Jankoviq në Zveçan dhe Goran Rakiq në veri të Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka angazhuar 670 komisionarë që do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotimepër zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që do të mbahen më 19 maj.
Të drejtë vote në Mitrovicën Veriore kanë 22.242 persona, në Leposaviq 18.390, në Zveçan 9.276 dhe në Zubin Potok 8.612.

Të ngjashme