Zgjedhjet në veri Serbia i quan “dëshmi qëndrimi të serbëve në Kosovë”

Prishtinë | 18 Maj 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se “separatistët në Kosovë kanë pritur që Lista Serbe ta marrë vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve vendore në mënyrë që t’i shtynin kandidatët shqiptarë në mjediset serbe”, transmeton Koha.net.

Ai nga rts i ka ftuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e të dielës duke theksuar se “listat zgjedhore janë mure ndaj përpjekjeve të Prishtinës që veriun e Kosovës ta marrë me mashtrime e trik”.

Sipas tij, Kosova me dëshirën për të dërguar forca policore në veri, po e do frikësimin e serbëve dhe heqjen dorë nga votimet.

“Këto zgjedhje janë dëshmi për qëndrim të serbëve në Kosovë”, citon radiokim të ketë thënë Gjuriq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme