Zgjerimi i rrugës nacionale N9, Klinë – Pejë, drejt fundit

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 19:45 | Nga

Ministri i Infrastrukturës njofton se segmenti i rrugës nacionale Klinë – Pejë, do të përmbyllet brenda muajit tetor.

“Ky projekt që përmbushë të gjitha standardet evropiane, është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në një aks rrugor të frekuentuar në masë të madhe. Të tilla investime, ky institucion me në krye ministrin Lekaj, vazhdon të implementojë, jo vetëm për Pejën, por gjithandej në komunat e Kosovës.​”, thuhet në njoftim.

MI bën të ditur se vetëm në komunën e Pejës, janë investuar rreth 6 milionë euro në infrastrukturë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme