Zgjerohen hetimet për rastin e Ivanoviqit, prokuroria merr për bazë raportin e shërbimit intelegjent

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë se raporti dhe fotografitë do të jenë pjesë e shkresave të lëndës.

“Sigurisht se edhe ky raport do të jetë pjesë përbërëse e shkresave të lëndës. Ne do të punojmë së bashku me hetuesit, edhe këto fotografi edhe këta emëra do t’i kemi në shkresa të lëndës,” është shprehur prokurori Hoxha.

Një grup prej pesë përsonave janë përfshirë në një raport të një shërbimi të intelegjencës ndërkombëtare, që bëjnë fajtorë njerëzit që vranë Oliver Ivanoviçin.

Në raportin e siguruar nga arbresh.info thuhet se “ekipi që vrau, Oliver Ivanoviqin, përbëhet nga pesë persona të lidhur me klanin Vozdovacki dhe rekrutuar nga shërbimet sekrete serbe”.

Lidhur me rastin në fjalë edhe Policia e Kosovës thotë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Lidhur me rastin në fjalë Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore konform autorizime ligjore që ka dhe të njëjtat i ka bërë publike në vazhdimësi. Në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke u kryer hetime lidhur me rastin,” bënë të ditur Policia e Kosovës për arbresh.info.

Personi tashmë i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, Milan Radoiçiq, në raportin e publikuar thuhet se ishte në rrjethë, “ai dha urdhëra për të fshirë disa gjurmë dhe fakte”.

“Ekipa ishte në motelin Octan në Leshak ku ka qëndruar një muaj para vrasjes. Gjatë kësaj përiudhe anëtarët e ekipit shpesh kanë dalur në Mitrovicë. Ata janë parë në një Range Rover të bardhë dhe madje u ndaluan nga policia për tejkalim të shpejtësisë në Zveçan (vetura është e vëllezërve Vuloviç me targa BG-788-GN). Por, u kërkua nga njësia policore përgjegjëse të fshinin të gjitha gjurmët e këtij interpelimi. Ashtu edhe u veprua,” sqaron në detaje ky raport i një shërbimi të intelegjencës ndërkombëtare.

Aty thuhet se gjurmimi është bërë me kujdesin dhe diskrecionin më të madh.

“Pasi operacioni u krye më 16 janar 2018 në mëngjes, ekipi u nda në dy pjesë. I pari arriti në aeroportin e Beogradit, ndërsa tjetri fluturoi nga aeroporti i Prishtinës,” thuhet në raport, raporton arbresh.info.

Destinacioni i tyre ishte Tajlanda për dy muaj.

Protagonistët e grupit të Beogradit, saktësisht personat që fluturuan nga Beogradi ishin Joco- burrë dhe Bojana-grua.

Grupi i Prishtinës fluturuan nga Prishtina, konkretisht Pedja ose Predraj- burrë (shih fotot).

“Ky është vrasësi (ka dalur nga burgu me ndihmën e BIA, më parë kishte vrarë një polic në Serbi),” shton tutje raporti.

Personat tjerë që fluturuan nga Prishtina ishin Milos-burrë dhe Barbara Segetin-grua (Shih foto).

Si element shtesë raporti thekson se personi Pedja është divorcuar nga Irena Dragojeviç (Shih foto).

Të gjitha shpenzimet e pesë individëve gjatë qëndrimit të tyre në Motel Octan u morën nga Srdjan Vuloviç me nofkën Gene,” sqaron tutje raporti.

Aty thuhet se menjëherë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, i lartpërmenduri ka pasur një sulm dhe është shtruar në spital.

Në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti, më 23 nëntor Policia e Kosovës arrestoi Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rosiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Një ditë më parë Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej dy muajsh për të pandehurit Nedeljko Spasojeviq, Dragisha Markoviq e Marko Rosiq.

Në këtë mënyrë Apeli ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 21.12.2018, sipas të cilit kjo masë do të zgjasë deri më 23.02.2019.

Në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, Policia po e kërkon edhe nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq./arbresh.info/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme