Zharku nënshkruan Udhëzimin për patentë-shofer

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 16:15 | Nga

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, Lutfi Zharku, ka nënshkruar udhëzimin administrativ, (MI) nr. 12/2017 (MI) për mbikëqyrjen profesionale në fushën e patentë-shoferit.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e  procedurave për zbatimin e mbikëqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikëqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit (në tekstin e mëtejmë: mbikëqyrja profesionale).

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme