Zhduket 16 vjeçarja nga Kaçaniku, flet nëna e saj

Kaçanik | 12 Shk 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

16 vjeçarja, Viola Guri nga Kaçaniku ka dalë nga shtëpia e saj në orën 08:00 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Për zhdukjen e saj është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast edhe po vazhdojnë hetimet.

Familjarët kanë treguar se për herë të fundit ajo është parë në qytetin e Prizrenit.

“Po ajo ka dalë me shku në shkollë në ora 8 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më. Sigurisht që jemi shumë të shqetësum. Edhe mbrëmë Policia e ka zënë duke e kalu kufinin, diku në Ferizaj pastaj e kanë kthyer në shtëpi. Nuk po dijmë asgjë për fatin se saj, jemi të brengosur pasi që ajo është si tip i mbyllur dhe nuk bisedon shumë me asnjë njeri, frikësohemi se mos ndokush po i bënë ndonjë gjë të keqe”, ka thënë ajo.

Të gjithë ata që kanë informacione për vendodhjen e Violes, mund të lajmërohen në numrin kontaktues + 38345612208.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme