Zhduket 21-vjeçarja nga Komorani i Drenasit, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Prishtinë | 05 Pri 2022 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Një 21-vjeçare nga Drenasi, Ardiana Bogiqi, nga fshati Komoran është shpallur e zhdukur.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Ajo konsiderohet e zhdukur që nga 28 janari i këtij viti.

Postimi i plotë:

Person i zhdukur

Prishtinë, 05 prill 2022 – Njësia e hetimeve të stacionit policor në Drenas, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë hetimin policor për gjetjen e personit të zhdukur Ardiana Bogiqi, 21 vjeç nga fshati Komoran komuna e Drenasit.

E njëjta konsiderohet si e zhdukur që nga data 28.01.2022.

Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë, çfarëdo lloj informacioni që ndërlidhet me të, ku mund të ketë qenë apo ku mund të jetë aktualisht, t’ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 në numrin 038-584092, në stacionin më të afërt policor apo në çfarëdo forme tjetër.

Të ngjashme