Zhduket 29-vjeçari nga Skenderaj, familja në kërkim

Prishtinë | 31 Kor 2016 | 12:45 | Nga

Januz Sejdiu, nga fshati Prelloc i Skenderajt, është zhdukur që nga e premtja, diku pas orës 18:00.

Familjarët e tij janë të shqetësuar dhe e kanë lajmëruar rastin në Polici, por ende askush nuk di asgjë për të.

Januz Sejdiu punonte si taksist me një furgon dhe momenti i fundit që e kanë parë është disa nga pasagjerët e tij kur i ka dërguar në QKUK.

Ai është 29-vjeçar, beqar, dhe furgoni të cilin e ngiste është gjetur pranë QKUK-së, te “Farmedi”. Në automjet, janë gjetur edhe gjërat e tij personale, si kuleta, dokumentet dhe telefoni.

Familjarët lusin ata që mund të dinë diçka të lajmërohen në numrin e telefonit: 049 431 151.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme