Zhduket 35 vjeçari me nevoja të veçanta nga Gjilani, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ramë Demiri, 35 vjeçar nga Gjilani është zhdukur që nga dita e djeshme.

Familja e tij ka kërkuar ndihmën e kujtdo që ka informacione për gjetjen e tij.

Sipas familjarëve ai dje më ora 10:00 ka dalë nga shtëpia për të shkuar në vizitë në Prishtinë tek daja i tij dhe që nga ajo kohë nuk dihet gjë për të.

Bëhet e ditur se 35 vjeçari është person më aftësi të kufizuara.

Ata lidhur me rastin e kanë lajmëruar edhe Policinë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme