Zhduket në Suedi statuja e Gzimit Dervishit

Prishtinë | 25 Gus 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Statuja e Gzimit që gjendet në qytetin Vesterås të Suedisë është zhdukur. E ky lajm që është shpërndarë nga norran.se e ka mërzitur shumë Gzimin.

”Ndjehem jashtëzakonisht i tronditur dhe i trishtuar me këtë lajm dhe këtë ndodhi që ka ndodhur. Ku është shteti i Kosovës në këtë rast, ku janë të drejtat e mia?”, ka deklaruar Gzim Dervishi për Nobel Press.

Gzim Dervishi thotë se atij nuk i ka mbetur ndonjë gjë tjetër përveç që të pres se mos i vie ndonjë informatë rreth kësaj ngjarjeje. / KultPlus.com


Të ngjashme