Zhduket një 22-vjeçar në Prizren

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar në polici se është zhdukur nipi i saj 22-vjeçar në Prizren.

Sipas policisë i zhdukuri është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

“Rr. Kurtish Hasani, Prizren 01.06.2021 – 01:05. Ankuesja femër  kosovare  raporton se djali i vëllait të saj  i moshë 22 vjeçare  i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinë asgjë për fatin e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Të ngjashme