Zhduket një djalë nga Lipjani

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një djalë nga fshati Sllovi e Lipjanit është zhdukur.

Rastin në polici e ka raportuar nënë e tij. Ajo ka thënë se nga mëngjesi i së premtes djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar, djali i saj, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme