Zhongleri Agim Agushi do ta sfidojë veten në librin “Guinness”, kërkon përkrahje nga shteti

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 12:40 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me zhonglerin Agim Agushi,  kanë dhënë informacione dhe detaje lidhur me garën për futjen në librin e rekordeve “Guinness”, raporton Ekonomia Online.

Zhongleri Agim Agushi ka treguar për synimet e tij dhe rekordin që pretendon ta thyej në librin Guinness. Ai ka treguar se së bashkë me djalin e motrës së tij, Bujar Ahmetin, synojnë të thyejnë rekorde të reja në zhonglim.

“I Informojmë të gjithë qytetarët e Kosovës se me 10 Maj 2019, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë do të realizohet rekordi i librit të Guiness-it me goditje të topit me partnerin tim Bujar Ajet i cili për momentin është në Austri . Organizimin e kësaj ngjarje e ka marrë Universiteti i Prishtinës”, tha ai.

Ai tha se rekordi i ri pretendohet në veshjen dhe zhveshjen e fanellës duke luajtur me top, e të cilin rekord nuk ka arritur ta sfidojë askush deri më tani përveç tij.

“Neve na u dashtë që para tre muajve të aplikojmë në linjën e rekordeve të Guiness-it të aplikojmë deri sa vjen konfirmimi prej Londrës që ne mund ta realizojmë Rekordin e Librit të Guiness-it në Prishtinë. Ata kanë kërkuar ti dërgohen dëshmi të xhirimit, nënshkrimet dhe të gjitha kushtet që i kanë dhënë rreth 34 faqe kushtet të cilat duhet të plotësohen për realizimin. UP është në dijeni me të gjitha ata kushte të cilat i ka kërkuar Londra dhe neve si sportistë na mbetet vetëm ta sfidojmë rekordin”, u shpreh ai.

Por, ai ka një kërkesë për qeverisjen aktuale. Thotë se në vendin ku pretendohet thyerja e rekordi nuk mund të shkojë pa lejen e cila duhet të kërkohet nga presidenti apo kryeministri i vendit.

“Unë tash kam mbi 20 rekorde. Libri i Guiness-it deri në vitin 2005 nuk ka qenë ndonjë shqiptar.  Më është kërkuar nga Dubai që kërkesa të dërgohet nga Kryeministri ose Presidenti ku vetëm këto dy persona mund të bëjnë kërkesë. Në vitin e kaluar kam pas takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që kjo kërkesë do të bëhet por deri tani nuk kemi ndonjë hap konkret. Nëse ishte bërë kërkesa, do të përgjigjeshin brenda 2 ose 3 javëve por në gjë e tillë nuk është bërë nga autoritetet tona”, tha ai.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, tha se është caktuar data 10 maj ku do të bëhet sfidimi në pasimin në çifte bashkë me Bujar Ahmetin.

“Kërkesa ka qenë e Agim Agushit që ne ta mbështesim si fakultet për një sport që ka të bëjë me sportin dhe e kemi parë të arsyeshme ta mbështesim për librin e rekordeve të Guiness që është e mbështetur në gjithë botën dhe që fatkeqësisht nuk ka pas një mbështetje institucionale, mbasi Agimi është ish nxënësi i UP-së, ne e kemi parë të arsyeshme me rektorin e fakultetit qe ta mbështesim për një spektakël e cila do të jetë një mini koncert ku do të organizohet një binë e veçantë ku do të marrin pjesë mysafir të ndryshëm dhe piritet të thyhet rekordi i GUINESS-it nga ana e Agim Agushit dhe Bujar Ajetit.”, tha ai, raporton EO.

Hysin Bytyqi, Projektor i çështjeve të studentëve në Up, tha se duhet të dëshmojmë që jemi një institucion i lartë dhe punojmë për të mirën e shoqërisë tonë .

“Kam kënaqësinë të marr pjesë në këtë konferencë që për neve është shumë e rëndësishme. UP për herë të parë bënë organizime në këtë formë ku njëri nga ish studentët tonë të sfidoj rekordin e GUINESS-it të cilin e bënë Agimi me 10 Maj 2019. Duhet të dëshmojmë që jemi një institucion i lartë dhe punojmë për të mirën e shoqërisë tonë”, u shpreh ai.

Të ngjashme