Zhytesat e FSK-së nxoren nga liqeni i Livoqit trupin e pajetë të E.SH

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Është nxjerrur trupi i pajetë personit E.Sh. nga zhytesat e FSK-së.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një publikmi në Facebook Ministria e Mbrotjes së Kosovës.

Postimi i Plotë:

Zhytesat e FSK-se nxoren nga liqeni i Livoqit trupin e pajete te E.SH sot ne ora 10:20

Nje skuader e Kerkim Shpetimit ne Ujera e Forces se Sigurise se Kosoves me vendim te ministrit te Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe urdher te komandantit te Ushtrise, gjenerallejtenant Rrahman Rama u angazhua me date 02 shkurt 2019 qe nga ora 22:03 ne vleresimin e gjendjes ne liqenin e Livoqit, pas njoftimit nga Policia e shtetit per dyshin se aty kishte rene nje person me inicialet E.Sh. nga Gjilani.

Operacioni i kerkimit nga zhytesit e FSK- se ka filluar sot ne ora 09:00, ne kushte te veshtira te shkaktuara nga ngricat dhe pas nje pune profesionale, specialistet e FSK- kane arritur qe te identifikojne lokacionin dhe nxjerrin ne breg trupin e personit te shpallur ne kerkim.

Trupi i pajete i personit E.Sh. i eshte dorezuar Policise se Kosoves dhe ekipeve te mjekesise Ligjore per procedura te metejshme.

Sic na njoftoi kapterr Naim Mala, ekipet e FSK pas operacionit te suksesshem jane kthyer ne rapartet e Kazermes se Regjimentit te Mbrojtjes Civile te FSK ne Pomozotin.

Të ngjashme