Zjarr në Agjencinë e Regjistrimit Civil, s’ka të lënduar

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një incident zjarri ka ndodhur në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 10:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në ndërtesën e Agjencisë së Regjistrimit Civil në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas saj, zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”.

Të ngjashme