Zjarr në Pallatin e Rinisë, lëndohet një person

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer në mengjesin e sotëm te Pallati i Rinisë, në Prishtinë. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin për Ekonomia Online e konfirmuar Daut Hoxha, Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës.

Nga policia është konfirmuar se konfirmuar se zjarri është fikur edhe situata është nën kontroll.

“Rreth ores 09:20, Policia ka pranuar nje informate per nje zjarr te dyshuar ne Pallatin e Rinise ne Prishtine. Në vendin e ngjarjes kane dalë  njësitet policore, zjarrefikesit dhe ekipi i urgjences eshte njoftuar edhe KEDS.  Sipas informatave te deritashme, një  person raportohet te ketë pranuar tretman mjekësor. Jane ndermarr veprimet e nevojshme nga kompetentet,  zjarri është fikur dhe situata eshte vën nën kontroll”, tha Hoxha për EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme