Zjarre në pesë fshatra të Kosovës

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Pesë incidente zjarri kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit nëpër fshatra të ndryshme të Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarre ka pasur në Mushnikovë e Zhur të Prizrenit, në Orcushë të Dragashit, Mejë të Gjakovës e Ratkoc të Rahovecit.

Drunjë, barishte, shkurre, hamullore e pyll janë përfshirë nga flakët, ndërkaq zjarri është lokalizuar në të gjitha rastet.

Detaje nga raporti i PK-së:

Fsh. Mushnikovë, Prizren, 10.08.2021 – 14:50. Policia gjatë patrullimi ka vërejtur se janë duke u djegur rreth 10 ari me drunjë dhe bimë barishtore. Zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Fsh. Orcushë, Dragash, 10.08.2021-12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej 15 ari barishte. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin.

Zhur, Prizren, 10.08.2021-20:12. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe shkurre dhe bari. Njësiti i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin

Fsh. Mejë, Gjakovë, 10.08.2021-15:05. Një mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri është përfshirë në sipërfaqe e pyllit. Njësiti i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Fsh. Ratkoc, Rahovec, 10.08.2021-20:52. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar nga zjarri janë përfshirë rreth një hektar sipërfaqe me hamullore. Njësit e zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të dyshuar. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi

Të ngjashme