Zjarrfikësit janë kategoria më e nënvlerësuar në Kosovë

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 12:56 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie në dëgjimin publik ka diskutuar pagat në sektorin publik.

Kryetari i Komisionit, Nait Hasani tha se nga të gjithë punonjësit, zjarrfikësit janë ata të cilët janë kategoria më e nënvlerësuar që është në Kosovë. Ai tha se kësaj kategorie u duhet një trajtim më i mirë pasi që pagat të cilat ata marrin, janë tejet diskriminuese.

Fitim Havolli nga QKUK pati kritika tek koeficienti për infermierë, raporton EkonomiaOnline.

“Komiteti me këtë koeficient është i lënë anash nga përfaqësuesit e ndryshëm që kanë prezantu rolin e infermierit dhe mamisë në Kosovë. Sikur bota, edhe BE-ja ka problem me këtë komunitet sepse nuk e ka problem, siç duket është tepër vonë, dhe kërkojmë të marrim një profesionistë të mirë në vende ku munden me ndiku në aspektin social,” tha Havolli.

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave në Kosovë tha se kryetarët e komunave të kenë nivelizim të pagave duke përjashtuar kryetarin e kryeqytetit.

“Në nivel lokal të ketë nivele të pagave të komunave të kryetarit të  kryeqytetit dhe kryetarëve të komunave të tjera, kryetarët e komunave me pagën e kryetarit të kryeqytetit të jetë në kategorinë e njetë me ministra, dhe të kryetarëve të komunave tjera paga të jetë me koeficientin 7, anëtarët e Kuvendeve Komunale të jenë me koeficient më të lartë, t’u kthehet në koeficient në 1.7 nga sa është 1.5”, deklaroi Ibrahimi.

“Dallimi në mes koeficientit të pagave me përfaqësues të institucioneve të tjera, me ato të komunave nuk është i njejtë, përgjegjësia e tyre e punës është më madhe”, tha ai.

Nexhmedin Hyseni nga KQZ-ja kërkoi që nëpunësit e KQZ-së të trajtohen njëjtë sikur punonjësit e institucioneve të pavarura, raporton EO.

“Pagat e nëpunësve të KQZ-së të trajtohet njëjtë sikurse të institucioneve të pavarura”, tha Hyseni.

“Të shtohet një nen që të familjarizohen të gjitha pagat e nëpunësve të institucioneve të pavarura”, tha ai.

Të ngjashme