Zjarrfikësit mirëpresin vendimin e Qeverisë për pagesën e orëve shtesë, ankohen për mosdefinim të statusit

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 09:51 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria i ka ekzekutuar 972 mijë euro për orët shtesë të zjarrfikësve. Drejtori i brigadës Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se e mirëpresin vendimin e Qeverisë.

Por Zeka ka thënë se po të ishte i zgjidhur statusi i tyre, këto mjete do t’i merrni në vazhdimësi.

“E përshëndes Qeverinë që i ka ndarë këtë shumë të buxhetit që zjarrfikësve u takojnë paratë shtesë orët e natës dhe të festive. Nëse do ishte zgjidhur statusi i zjarrfikësve këto ishin çdo muaj që zjarrfikësit i kishin marrë”.

Ai tha se janë tre zjarrfikës të infektuar me Covid-19 dhe dy të shëruar.

“Po deri më tani zjarrfikës të infektuar janë tre veta, dy janë të shëruar dhe aty e kanë një familjar zjarrfikësit ne i lirojmë. Deri më tani ka qenë situatë jo e rëndë dhe kam qenë i kënaqur por tash veç ka filluar me të madhe në Kosovë”, tha Zeka.

Të ngjashme