Zjarrfikësit përkujdesen për “Bill Clintonin”

Prishtinë | 01 Nën 2016 | 18:01 | Nga

Shoqata “Miqtë e Amerikës” dhe brigada e zjarrfikësve të Prishtinës nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Për nder të 7 vjetorit të vizitës së Presidentit Bill Clinton, që i bëri Kosovës më 1 nëntor 2009, sot, në lokalet e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi kryetar dhe Latif Zeka komandant i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë e nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me të cilin brigada e zjarrfikësve të Prishtinës e merr përsipër mirëmbajtjen e sheshit Bill Clinton deri më 31.12.2018.

Brigada profesionale e zjarrfikësve do ta bëjnë kurdo që të ketë nevojë pastrimin e platos para shtatores së ish presidentit Bill Clinton, lyerjen e shtizës ku është i vendosur flamuri amerikanë, do ta ndërrojë apo rivendos flamurin kurdo që paraqitet nevoja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme